Ditën e sotme një person ka vrarë veten me armë gjahu në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.
Sipas njoftimit të policisë, në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.