Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër vetëvrasje, i moshuari hidhet nga kati i 7-të i pallatit

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër vetëvrasje është regjistruar ditën e sotme, kësaj herë në qytetin e Durrësit. Një 87 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit në të cilin ai jetonte.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është Loni Pina, 87 vjeç, banues në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit. Dyshimet janë se i moshuari kishte probleme mendore dhe ky mund të jetë shkaku i vetëvrasjes së tij.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo është vetëvrasja e tretë e ndodhur brenda tre ditësh në Shqipëri. Në datë 14, një shtetas gjerman u hodh nga një vinç në kryeqytet, ndërsa në orët e mbrëmjes të së njejtës ditë një 20 vjeçare u vetëflijua duke u hedhur nga ballkoni i një hoteli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.