Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Tjetër tërheqje nga PS-ja, deputeti dhe prefekti i Tiranës jep lajmin: Do t’ia kaloj stafetën të rinjve, dhe do fokusohem te familja ime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

55de5aa97eb4db52e9f8d129e7c53038

Deputeti Sadi Vorpsi njofton publikisht tërheqjen nga Partia Socialiste. Përmes një mesazhi të publikuar pak më parë, Vorpsi bën me dije se ka vendosur të tërhiqet nga PS-ja për t’ia kaluar stafetën prurjeve të reja.

“Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë”, shkruan socialisti ndër të tjera.

Më herët, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare lajmëruan tërheqjen nga PS-ja dhe politika e drejtpërdrejt. Edhe Vorpsi thotë se do të tërhiqet nga politika e drejtpërdrejt por do vazhdojë të mbështesë Partinë Socialiste.

Mesazhi i Sadi Vorpsit:

Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!

Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.

Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.

Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.

Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.

Juaji gjithmonë, Sadi

Më shumë

spot_img
spot_img