Sot, një bombë e vendosur anës rrugës shpërtheu duke goditur një autobus në provincën Farah të Afganistanit ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.
Zedhënësi i guvernatorit të provincës tha se shpërthimi ka ndodhur ndërkohë që autobusi ishte në ecje.
Zëdhënësi i policisë fajsoi militantët talebanë të cilët kanë fuqi në provincën Farah.
“Ka qenë bombë e vendosur nga talebanët, për të goditur forcat e sigurisë, por, për fat të keq, ka goditur një autobus pasagjerësh”, tha Muhib.
Sipas raportimeve, mes viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.