Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tjetër sulm në Maqedoni, gazetari goditet me shufra hekuri dhe shishe qelqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1865b9478849c1b0f6f45f91920d69e0

Marjan Stamenkovski është gazetari i rradhës që bie pre e dhunës në Maqedoni. Një kritik i hapur kundër qeverisë kryeministrit Nikolla Gruevski, Stamenkovski është sulmuar me shufra hekuri nga një grup personash të cilët i kanë thyer krahun dhe i kanë shkaktuar plagë serioze në kokë.

Gazetari dyshon se sulmi është porositur nga drejtues të lartë të Qeverisë, derisa gishtin e drejton nga ish Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijalkov, për lajmet e publikuar për të në portalin e drejtuar nga Stamenkovski.

“Pesë hapa larg kafenesë ndjeva një goditje në kokë nga ana e djathtë me një shufër metalike dhe nga ana e majtë me shishe qelqi, e më pas humba vetëdijen. Kur gjendesha në tokë, 4-5 persona më sulmuan nga të gjitha anët me grushte, shkelma dhe me mjete tjera. Nga të gjitha tekstet që shkruajmë në portalin tonë, shihet hapur se jemi kundër kësaj Qeverie. Para pak kohe kishim shkrime për Sasho Mijallkov dhe dashnoren e tij. Dhe kjo është, dyshoj tek Mijalkovi”, ka deklaruar Stamenkovski.

Marjan Stamenkovski është gazetari i dytë që vetëm brenda një muaji që sulmohet në Maqedoni. Para pak ditësh, gazetari Sasho Politiko u godit nga zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski.

Lexo edhe: Skandali në Maqedoni, zv/kryeministri godet me grusht gazetarin (Video)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img