Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Belgjikë ku një tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë.
Burime për mediat bëjnë me dije se mbrëmjen e së shtunës i është bërë atentat Bledar Muçës.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Antëerp të Belgjikës, ku Muça ka mbetur i vrarë.
Mediat belge shkruajne se Muça, krahu i djathtë i Florenc Çapjas, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Elbasan, u ekzekutua teksa ishte duke parkuar makinën e tij pranë shtëpisë, kur dy persona që po e prisnin kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Si pasojë e plagëve të marra 39-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas mediave Muça identifikohet si britanik, pasi ai lëvizte me identitet tjetër në këtë vend.
Ai nuk është një emër emër i panjohur për drejtësinë, pasi konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapajt.