Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër shpërthim te "Kurumi" në Elbasan, rrezikohet jeta e zjarrfikësve

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër shpërthim te "Kurumi" në Elbasan, rrezikohet

Një tjetër shpërthim është regjistruar së fundmi në ish-zonën e Metalurgjikut në Elbasan, në fabrikën e çelikut “Kurum”. Burime për mediat bëjnë me dije se situata është drejt përkeqësimit dhe po bëhet e pamundur puna për zjarrfikësit.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëse nga i gjithë qarku i Elbasanit dhe po punojnë për të hapur mbetjet në mënyrë që zjarri mos marrë përmasa të mëdha.  Ndërkohë policia dhe forcat e zjarrfikësve janë duke përgatitur një plan për evakuimin e personave të firmës, si dhe bizneseve aty afër pasi vendi është i rrethuar me fasoneri.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, për të parë nga afër situatën.

LEXO EDHE: Shpërthim i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese