Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër rast dhune në familje, 45-vjeçari dhunon vajzën, vëllain dhe nënën e tij

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër rast dhune në familje, 45-vjeçari dhunon vajzën,

Është vënë në prangat e policisë 45-vjeçari A.D., banues në Radovesh të Bulqizës. Policia njofton se ky shtetas në gjendje të dehur ka dhunuar vajzën, vëllain dhe më pas nënën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre, ku dhe policia ka shkuar menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ashpër në familje.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Ndërhyrja në kohë e Policisë  parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje.

Në gjendje të dehur, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Radovesh, po ndodhte një konflikt i ashpër në familjen e shtetasit A.D., menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 45 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë. Ky shtetas, në gjendje të dehur u konfliktua dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese