Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tjetër projektligj në parlament, deputeti kanadez: Jam krenar që jam shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër projektligj në parlament, deputeti kanadez: Jam krenar që

Parlamenti i Kanadasë ka pranuar për shqyrtim projektligjin “C-361”, që parashikon shpalljen e muajit nëntor si “Albanian Heritage Month”. E thënë në gjuhën shqipe: “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare. Kjo bëhet për të nderuar gjithë shqiptarët për kontributin e dhënë ndër vite si qytetarë të shtetit të Kanadasë.

Propozimi u bë nga deputeti liberal Yvan Baker, i cili pati edhe mbështetjen e deputetes Julie Dabrusi. Ai në fund e mbylli duke folur shqip: “Jam krenar që jam shqiptar”.

Pas një lobimi disa vjeçar nga Dr. Ruki Kondaj dhe Shoqata e Torontos, tashmë ky projektligj ka kaluar për t’u shqyrtuar në parlamentin e Kanadasë.

Është ende herë për të mësuar nëse do të miratohet ose jo, teksa në fund do të jetë Guvernatori ai që do të japë verdiktin përfundimtar. Duhet theksuar se procesi është thuajse i njëjtë me Ligin për Trashëgimin Shqiptare në Ontario që ka hyrë në fuqi në 8 dhjetor 2016-të.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese