Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër plagosje me armë zjarri në Malësinë e Madhe

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër plagosje me armë zjarri në Malësinë e Madhe

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Grizhë në Malësi të Madhe.

Një konflikt i çastit mes disa personave, ka degraduar deri me përdorim të armës. Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në shpatull. Mirëpo, pas ndërhyrjes së specializuar të mjekëve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në polici është shoqëruar autori i plagosjes ndërsa në kërkim është shpallur Arsid Kurtaj, i përfshirë në konflikt.

"Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt," njofton policia.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjares.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese