Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tjetër operacion antidrogë në Spanjë, arrestohen 21 persona, shumica shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër operacion antidrogë në Spanjë, arrestohen 21 persona,

Një tjetër operacion kundër trafikimit të drogës është zhvilluar në disa qytete të Spanjës duke vënë në pranga 21 persona.

Mediat e huaja shkruajnë se shumica janë shqiptarë, dhe se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike, me bazë në Tarragona dhe Barcelonë.

Në kuadër të operacionit policor janë kryer 16 kontrolle në lokacione të ndryshme në të dyja krahinat dhe për momentin janë zbuluar 8 plantacione me kanabis.

Gjatë kontrolleve policia sekuestroi dy armë. Konkretisht, kontrollet janë kryer në komunat Tarragona të Salou, Cambrils, Mont-roig del Camp, Castellvel del Camp, La Bisbal del Penedès, Perefort dhe Brafim.

Në këtë operacion janë përfshirë 220 policë të Gardës Civile nga specialitete të ndryshme, përfshirë mjete ajrore të drejtuara nga njësitë e hetimit tatimor dhe krimit të organizuar të Gardës Civile të Tarragonës.

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë policia spanjolle ka kryer disa megaoperacione duke çmontuar disa banda që merren me trafikim droge dhe mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese