Një turist francez është rrëzuar në një humnerë në zonën e Matit.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat. Drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.
Kjo është ngjarja e tretë e rëndë brenda pak ditësh me protagonistë turistët e huaj. Ditën e djeshme dy turistë gjermanë u rrëzuan në një greminë mes Valbonës dhe Thethit, ku një prej tyre humbi jetën.
Ndërsa pak ditë më parë dy turistë polakë mbetën të vdekur në një aksident të rëndë në Shkodër, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas nga një makinë që i preu rrugën.