Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Tjetër ndryshim në Policinë e Shtetit/ Ikën drejtori i Elbasanit, rikthehet shefi i operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit (U vranë 4 policë)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tjetër ndryshim në rradhët e Policisë së Shtetit, raporton newsbomb.al.

 

Këtë herë bëhet fjalë për një qark të rëndësishëm e tejet problematik sa i përket kriminalitetit e bandave.

Kështu, Altin Qato, pas thuajse dy vitesh, largohet nga posti i drejtorit të Policisë së Elbasanit.

Vendin e tij do e zërë Arjan Muça, raporton ekskluzivisht newsbomb.al. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për publikun por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

Muça, në kohën e qeverisjes së Berishës, ka qenë shefi i Operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në 7 gusht 2009, ku për pasojë mbetën të vdekur 4 policë.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit me në krye Arjan Muçën, ndërhynë në zonën e plazhit në Durrës për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë. 

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë suksesi i Arjan Muçës, në krye të Policisë së qarkut të madh të Elbasanit dhe se çfarë do të ndodhë më tej me karrierën e Altin Qatos./ newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img