Pacientja e cila prej disa javësh vuante nga simptomat si fryrje barku dhe pamundësi për të defekuar prej disa ditësh, u paraqit në Spitalin Hygeia dhe pas konsultave mjekësore dhe ekzaminimeve paraprake të kryera nga mjekët specialistë pacientja u diagnostikua: Karcinomë të Ovarit & Karcinomatozë peritoneale, diagnozë kjo e cila të vetmen rrugë trajtimi kishte atë kirurgjikale.
Pacientja menjëherë iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ku u aplikua: Peritonektomi totale dhe proçedure Wertheim (Histerektomi totale abdominale, Salpingooforektomi bilaterale, Apendektomi, Omentektomi, Limfadenektomi retroperitoneale dhe pelvike).
Ndërhyrja u realizua nga prof.dr.Bahadir Celep, shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme, në bashkëpunim edhe me mjekun kirurg gjinekolog dr.Helidon Klosi, ku pavarësisht kompleksitetit të gjendjes së pacientes ndërhyrja rezultoi me sukses.
Gjithçka u bë e mundur sajë profesionalizmit dhe eksperiencës së gjatë & të suksesshme ndërkombëtare mbi 20 vjeçare që prof.dr.Bahadir Celep ka në fushën e Kiurgjisë së Përgjithshme (rreth 6.500 kirurgji të kryera). Ky sukses i atribuohet edhe bashkëpunimit të suksesshëm që ekipet e mjekëve kirurgë në Spitalin Hygeia kanë midis tyre për të zgjidhur në kohë reale rastet e komplikuara që paraqiten, siç ishte edhe rasti i pacientes në fjalë ndërhyrja u krye në bashkëpunim midis mjekëve kirurgë të përgjithshëm & kirurgë gjinekologë & mjekë anestezist.
Departamenti i Kirurgjise se pergjithshme të Spitalit Hygeia nën drejtimin e prof.dr.Bahadir Celep, është i dedikuar në shërbim të pacientëve, 24 orë në ditë /365 dite të vitit, duke aplikuar teknikat kirurgjikale nga më bashkëkohoret, teknika këto që garantojnë zgjidhjen në kohë dhe me cilësi të çdo rasti kirurgjikal.