Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër mbyllje për shkak të Covid-19? Përgjigjet Rama: Strategjia jonë është të...

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qënë i prerë në vendimin për një mbyllje të pjesshme të vendit për shkak të numrave të të infektuarve. 

Teksa ishte në aeroportin "Nënë Tereza" për të pritur 1170 dozat e radhës të, Rama tha se një mbyllje do të ishte e rrëzikshëm po kaq sa një hapje e plotë.

Këtë periudhë, Rama e cilësoi si një fizarmonikë që hapet dhe mbyllet, ndërsa foli edhe për rikthimin e studentëve nëpër auditore.

"Nuk janë numra që nuk i prisnim për hirë të vërtetë sepse kjo është një fizarmonikë, hapesh dhe ekspozohesh më pak. Mbyllesh dhe ekspozohesh më shumë. Nuk mund të rrijmë mbyllur deri kur të iki virusi, sepse është e pamundur. Strategjia është që të ecim me kujdes, duke i thënë njerëzve që të zbatojnë atyre dreq rregullave të vendosura. Sigurisht unë kam bërë vaksinën dhe siç e kam premtuar se do të jap evidencën e antitrupave në trupin tim. Ndërkohë që fatkeqësisht ka në mënyrë të përsëritur shkelje të masave. Çdo gjë ka rëndësinë e tyre. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditore, por nuk janë kthyer as në vendet e tjera. Nga ana tjetër i mirëkuptoj ata studentë që këto masa nuk respektohen nëpër lokale dhe restorante. Nuk janë masat që ndalojnë ato, janë personat që shkelin masat dhe kjo nuk duhet," përfundoi Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.