Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Tjetër kullë në Tiranë, Edi Rama: Do jetë multifunksionale (PAMJET E PROJEKTIT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tiranës do t’i shtohet dhe një tjetër kullë. Për këtë është mbajtur sot në kryeqytet një Konkurs Ndërkombëtar për projektin fitues mes studiove prestigjoze, për qendrën shumëfunksionale, Tirana Multifunctional Center.

Një juri e përbërë nga kryeministri Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektështë Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti, Freek Persyn, do të vlerësojë propozimet mbi projektin, të cilat do të prezantohen nga studiot ndërkombëtare prestigjoze OODA, Cebra, FUKSAS, JDG+SHIGERU, UN STUDIO.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndihet krenar për Tiranën që ka arritur këtë nivel të tërheqjes së vëmendjes edhe të respektit në botën e arkitekturës bashkëkohore.

“Jam shumë krenar që Tirana e ka arritur këtë nivel të tërheqjes së vëmendjes edhe të respektit në botën e arkitekturës bashkëkohore dhe po ashtu, jam shumë i kënaqur që sot kemi një praktikë të cilën e kemi ndjekur dhe herë të tjera në vitet e shkuara, në kohën kur unë isha kryetar i bashkisë, për të ballafaquar ide të ndryshme për një zhvillim, i cili nuk është zhvillim i zakonshëm, është zhvillim në zemër të Tiranës dhe bëhet fjalë për të vendosur për ngritjen e një ndërtese, e cila i shtohet vijës së qiellit të Tiranës, por nga ana tjetër, i shtohet xhevahireve që ka Tirana e arkitekturës moderne e këtij shekulli”, u shpreh Edi Rama.

 

Më shumë




spot_img








spot_img