Hapësire reklamuese

Rajoni

Tjetër ftesë nga Specialja, ish-komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi niset drejt Hagës

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Rexhep Selimi

Ish-komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi, njëherësh kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes pritet të niset pas pak minutash drejt Hagës. Ka qenë vetë Selimi që dje ka njoftuar se është thirrur nga Dhomat e Specializuara, dhe sot në orën 09.00 pritet të niset drejt Holandës.

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.

Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.

Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.

Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, shkroi dje Selimi.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ai dhe disa deputetë të Vetëvendosjes kanë kryer homazhe në varrin e aktivistit Astrit Dehari, dhe pas pak minutash pritet të niset drejt Hagës. Kujtojmë se, dje forcat e EULEX për orë të tëra kanë bastisur shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe në fund e kanë arrestuara atë dhe e kanë çuar në Dhomat e Specializuara.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.