Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Tjetër ftesë e Ramës për bashkëpunim me opozitën: Nuk kam asnjë kufizim

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën ndaj opozitës për bashkëpunim. Në emisionin “Opinion”, Rama tha se e fton opozitën për të bashkëpunuar me mazhorancë për çështje të rëndësishme për vendit si dhe për të ulur tensionet politike.

Kryeministri u shpreh i gatshëm që të bisedojë me opozitën dhe për reformën territoriale, teksa shtoi se opozita dhe qeveria janë mendime të ndryshme për numrin e bashkive në vend.

Fevziu: A keni një plan bashkëpunimi me opozitën?

Rama: Nuk kam asnjë vijë të kuqe. Unë e ftoj opozitën për të punuar së bashku dhe s’kam asnjë kufizim. Nuk e ftoj nga nevoja apo nga halli se nuk kam as nevojë as hall. Për çështjen e masakrës janë të lirë që ta shikojnë atë ëndrrën vet, Është raporti i OSBE/ ODIHR që është më i miri ndonjëherë për  Shqipërinë. Unë di çfarë vendi nuk ka nevojë. Vendi nuk ka nevojë për politikën e konfliktit permanent. Është e rëndësishme që të ulim konfliktin politik, jo për mua as për PS se në konflikt politik unë nuk ndihem ngushtë, por mendoj se kjo nuk i duhet vendit.

Mëhilli: Për reformën territoriale jeni i gatshëm të uleni me opozitën për të bërë ndryshime?

Rama: Patjetër, por kemi mendime ndryshe, ata duan që të kemi më shumë bashki, ne themi që të kemi më pak bashki.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img