Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Tjetër eliminim në Big Brother Vip, pas Albi Nakos, Arta Kabashi del nga shtëpia

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër eliminim në Big Brother Vip, pas Albi Nakos, Arta Kabashi del
Pas eliminimit nga loja të koreografit të njohur Albi Nako, një tjetër banore la shtëpinë e Big Brother Vip mbrëmë. Arta Kabashi është banorja e dytë që u skualifikua nga gara për të fituar çmimin e madh të BBV. Largimi i Artës nga shtëpia nuk u prit mirë nga Rike, Vesa dhe Romeo, të cilët mes lotësh përcollën miken e tyre Artën. Pas eliminimit nga loja, Arta tha se “qendrim i saj në BBV ishte një eksperiencë e bukur, por jashtëtokësore”. Lexo edhe: Albi Nako eliminohet nga Big Brother VIP Albania “Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E di që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhon e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit. © Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese