Hapësire reklamuese

Politikë

Tjetër dështim për opozitën në KAS, pas Gjirokastrës “bie” edhe Berati: Nuk ka pavlefshmëri apo përsëritje të zgjedhjeve!

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër dështim për opozitën në KAS, pas

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe për Qarkun e Beratit.

Është marrë vendimi se nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe rivotim as në këtë qark. Kjo është një tjetër goditje dhe dështim për opozitën në KAS, pasi sot i njejti vendim u mor edhe për qarkun e Gjirokastrës.

Ndërkohë që ditën e nesërme KAS ka njoftuar se do të marrë vendimi në lidhje me kërkesën tjetër, atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të votave në këtë qark.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.