Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Tjetër dënim për Dritan Zaganin, Gjykata e Fierit jep vendimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, sot azilant në Zvicër, Dritan Zagani është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

albsig

Vendimi për Zaganin është dhënë ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore në Gjykatëne  Fierit.

Sipas ‘Shqiptarja.com’ i gjithë procesi gjyqësor është zhvilluar në mungesë të Zaganit dhe akuzat për të cilat ai është dënuar kanë të bëjnë për bashkëpunim pa autorizim me një oficer të Guardia Di Financia, të cilit u jepte informacion, përkundrejt pagesave në euro.

Zagani është dënuar nga drejtësia sepse ka dëmtuar hetimet e policisë dhe ka vepruar për interesa private dhe për përfitime monetare nga policia italiane.

Në vitin 2014 Zagani është bërë shkak i prishjes së një aksionin kundër trafikantëve të drogës që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe nga agjentë të Policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit. Ky aksion u ndërpre në mes atëherë pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, në atë kohë shef antidroge. Ky është dënimi i dytë për Zaganin nga drejtësia pasi një vit më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e ka dënuar me 3 vite burg për akuzën ‘Largimi nga vendi i qendrimit të detyruar’. Dritan Zagani u la nga gjykata në masën ‘arrest shtëpi’, por ai u arratis. Çështja e tij mori të tjera përmasa, kur u largua në Zvicër.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img