Hapësire reklamuese

Politikë

Tjetër dëmshpërblim? Gazetari: Kompania indiane kërkon 100 milionë euro nga shteti shqiptar; Rama: Ata kishin probleme teknike, kontrata nuk u prish në mënyrë arbitrare

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër dëmshpërblim? Gazetari: Kompania indiane kërkon 100

Gazetari Andi Tela ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kompania indiane që kishte fituar kontratën për të ndërtuar Parkun Fotovoltaik në Akërni, ka paditur shtetin shqiptar dhe kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim për prishje arbitrare të kontratës.

Ndërkohë, kryeministri Rama u shpreh se nuk është e vërtet se kontrata është ndërprerë në mënyrë të njëanshme, pasi kompania ka patur probleme teknike, ndaj nuk ka vazhduar me punimet.

Andi Tela: Kompania indiane që do të ndërtonte parkun fotovoltaik në Akërni ka hedhur në gjyq shtetin dhe kërkojnë 100 milionë euro.

Edi Rama: Nuk është e vërtet që ata kanë dalë fitues dhe më pas kontrata është prishur në mënyrë arbitrare. Kanë patur probleme teknike qdhe ata nuk i kanë plotësuar kushtet tona, dhe për këtë arsye ata nuk kanë mundur të vazhdojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.