Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Tjetër çmim për De Biasin në Shqipëri, vlerësohet me “Honoris Causa”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi do të vlerësohet me çmimin “Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Puna gjigande që tekniku italian ka bërë me skuadrën shqiptare, e cila është fare pranë kualifikimit për në Kampionatin Europian të futbollit, e ka shndërruar De Biasin në një prej figurave më të komentuara pozitivisht në Shqipëri vitet e fundit.

Burime nga UET kanë thënë për Newsbomb se çmimi do të dorëzohët këtë shtunë më datë 3 tetor, pak ditë përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Serbisë dhe në ceremoni do të jenë të pranishëm personalitete të rëndësishme të sportit, politikës dhe botës akademike. 

“Për meritat e jashtëzakonshme  si kreativiteti, puna e madhe, kërkimi, disiplina taktike, në themelimin e ekipit kombëtar më të suksesshëm në historinë e futbollit. Së bashku me ekipin, nëpërmjet sukseseve të tij ndërkombëtare, ka ndikuar cilësisht në ndryshimin e imazhit ndërkombëtar të shqiptarëve ; duke kontribuar kësisoj fuqimisht në krjimin e një ndjenje të forcuar kombëtare, në brezat e ndryshëm shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit kryesisht tek të rinjtë, duke i afruar gjithnjë e më shumë ata tek sporti larg veseve të kohës që jetojmë.”-, thuhet në motivacionin e këtij çmimi.

Trajneri De Biasi do të shoqërohet në ceremoni nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ndërsa të pranishëm do jenë kryeministri Edi Rama, presidenti i FSHF-së Armando Duka, ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani, si dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Mësohet gjithashtu se në bazë të praktikës, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka miratuar kërkesën e universitetit për dhënien e këtij çmimi për De Biasin.

Pak kohë më parë, Gianni de Biasi mori nënshtetësinë shqiptare, pasi siç u shpreh ai, tashmë e ndien Shqipërinë shumë pranë vetes.

Më shumë

spot_img