Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tjetër akuzë në SPAK për mjekun Edvin Prifti, ankesa e qytetarit: I dhashë para për operacion, i afërmi më vdiq, po më ktheu vetëm gjysmat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

db98e2a93f82805ec3e8b64d36b0ca82

Drejtoria e QSUT-së, ka përcjellë në prokurori të gjitha ankesat për mjekun Edvin Prifti.

Sipas informacioneve për mediat, një paciente është ankuar në faqen e Facebookut të QSUT-së, dhe sipas saj Prifti i kishte rekomanduar që ta çonte të afërmin në një spital privat.

“QSUT në datën 10 shkurt ka marrë dijeni përmes një profili në Facebook, për një audio në të cilën dëgjohet biseda e dy personave, sipas personit të identifikuar si Anna Ademi, një prej tyre është profesor Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardokirurgjisë pranë QSUNT. Profesori flet me një familjar pacienti, ku e orientonte ti drejtohej një strukture mjekësore, private”, thuhet në shkresën që QSUT i ka nisur prokurorisë.

Mësohet se qytetari ka denoncuar se mjeku Edvin Prifti i ka marrë para për t’i kryer operacionin e një të afërmi të tij.

Por ky i fundit ka ndërruar jetë dhe mjeku i ka kthyer vetëm gjysmën e parave. Qytetari ka pretenduar se zotëron edhe mesazhe që e vërtetojnë këtë fakt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img