Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër aksident në vend, përplasen dy makina në Krujë, dërgohet me urgjencë në spital, punonjësi i policisë

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër aksident në vend, përplasen dy makina në Krujë,

Një aksident tjetër është shënuar herët në mëngjes në Krujë, ku janë përplasur dy makina.

Bëhet me dije se një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i plagosur, punonjësi i policisë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që pak minuta më parë u raportua për një aksident të rënë, ku një mabulancë u pëprplas me një mjet, ku si pasojë humbi jetën pacientja 42-vjeçare dhe mbetën trë plagosur rëndë tre të tjerë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.