Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën e Milotit, makina përplaset me kamionin, 1 viktimë dhe 2 të plagosur në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Nga vendngjarja

Një 40-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak më parë në aksin rrugor "Thumanë-Krujë". 

Deri tani bëhet me dije se një makinë tip "Opel" është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. 

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në autostradën e Milotit, ku është përfshirë një mjet tip Golf 5 dhe një ekskavator. SI pasojë dy personat që udhëtonin me "Golf 5" kanë mbetur të plagosur.

“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel”  dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital. Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Screenshot_14.jpg
Screenshot_15.jpg
Screenshot_12.jpg
Screenshot_13.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.