
Një 40-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak më parë në aksin rrugor "Thumanë-Krujë".
Deri tani bëhet me dije se një makinë tip "Opel" është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në autostradën e Milotit, ku është përfshirë një mjet tip Golf 5 dhe një ekskavator. SI pasojë dy personat që udhëtonin me "Golf 5" kanë mbetur të plagosur.
“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital. Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.