Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Sic shihet edhe në foto përplasja ka qenë e fortë dhe makinat janë bërë “copë”.
Si pasojë e këtij aksidenti një person është plagosur rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.








