Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Tironsit” hapin peticion për Ori Nebijaj: E duam në Parlament, në vend të Vangjel Dules!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ori Nebijaj, kanidate për deputete e PD në Tiranë, nuk arriti të siguronte votat për një vend në Parlamentin e ri. Ajo renditej e 18-ta në listë, ndërsa PD arriti të siguronte vetëm mandatin e 15.

Por, “tironsit” kanë vendosur të hapin një peticion online dhe kërkojnë që Ori Nebijaj të jetë në Parlament, në vend të Vangjel Dules, aleat i Lulzim Bahsës i renditur i 11 në listë. Edhe pse mori vetëm 847 vota Dule do të jetë deputet sepse Basha e futi në listën e sigurt, ndërsa Nebijaj mori 5582.

“Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë. Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i Vangjel Dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në peticion.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img