Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tiranë/ Policia: Autori i rrëmbimit u kap në një taksi së bashku me pengun

Shkruar nga Newsbomb

Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një shtetas është rrëmbyer nga disa persona pas një sherri që ka pasur me ta.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Farmacia 10’, dhe mësohet se është rrëmbyer shtetasi me iniciale K.Gj.

Nga informacionet që vijnë nga vendi i ngjarjes dyshohet se shkak është bërë një parakilim dhe 'garë' mes dy automjeteve. Madje mes makina e tij tip Peugot 207 me targë "AA580FP" automjetit BMW "X6" me targë "AA777**" ka pasur edhe tentative për të goditur njëri-tjetrin.

Pasi makinat kanë ndaluar 3 personat që udhëtonin me BMW kanë dhunuar fizikisht shtetasin K.Gj., dhe e kanë futur me forcë në automjetin e tyre.

Automjeti Peugot nuk është në pronësi të shtetasit të rrëmbyer, por të shtetasit me iniciale D.Ç.

Ndërkohë policia njofton është vënë në ndjekje të autorëve ndërsa ka ngritur disa postblloqe.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.12.2015, në afërsi te Farmacia nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona (nga një mjet i cili po verifikohet nga Policia nëpërmjet kamerave të rrugës) ndërsa në automjetin me targa AA 588 FP dyshohet se udhëtonte shtetasi me iniciale K.Gj, ndërsa automjeti ndodhet në pronësi të shtetasit D.Ç., i cili është marrë menjëherë në pyetje nga Policia.

Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin K.Gj, e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave, duke ngritur postblloqe të shumta në kryqëzime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu