Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tiranë, përmbyset një kamion në rrugë, merr para dhe dy automjete të tjera

Shkruar nga Newsbomb
Tiranë, përmbyset një kamion në rrugë, merr para dhe dy

Ditën e sotme në kryeqytet një kamion në rrethana ende të pazbardhura është përmbysur në rrugë.

Mësohet se automjeti tip kamion është përmbysur në rrugën “Kadri Kullkashi” në Tiranë ku për pasojë ka përplasur dy automjete të tjera. Kamioni “ka marrë para” një taksi dhe një automjet tjetër tip “BMW”.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar fatmirësisht vetëm shoferi i kamionit, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se kamioni ka rrëshqitur në një dishezë të fortë dhe drejtuesi i tij nuk ka mundur të manovrojë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese