Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Tiranë/ Nëna denoncon zhdukjen e vajzës 16-vjeçare: U largua nga banesa

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nënë nga Tirana ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj 16-vjeçare nga Tirana.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetesja A.R, 32 vjeç më 4 dhjetor ka denoncuar se vajza e saj e mitur me ininciale B.Xh, është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Uniformat blu menjëherë janë vendosur në lëvizje për gjetjen e saj.

“Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në njoftim.

Ndërrkohe në kryeqytet janë arrestuar 11 shtetas dhe janë proceduar 10 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndyshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës thikë.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. J., 25 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin T. Th., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit T. J., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa shtetasi T. Th. nuk ka kallëzuar krimin.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 54 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. H., 29 vjeç, pasi ka shkelur masë e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës;

– L. C., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për  drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe M. H., 27 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. D., 26 vjeç, pasi u kap duke duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

– K. B., 34 vjeç dhe P. L., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– K. A., 40 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;

– A. M., 35 vjeç dhe A. I., 63 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– R. D., 36 vjeç, O. H., 15 vjeç dhe P. Z., 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

– E. S., 60 vjeç dhe G. S., 41 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;

—-

Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img