Hapësire reklamuese

Kulture & Art

TiranaArtFest, spektakli i Gjimnazistëve që pushtuan kryeqytetin, iniciativa e bashkisë së Tiranës SHKUNDI pluhurin dhe nxorri talentet nga gjithë shkollat konkurruese

Shkruar nga Newsbomb
TiranaArtFest, spektakli i Gjimnazistëve që pushtuan kryeqytetin,

Lindi si një iniciativë e thjeshtë e talenteve nëpër gjimnaze 6 vite më parë. Ishin gjimnazistë të ndrojtur, pa shumë eksperiencë me skenën dhe disi të turpshëm përballë miqve e shokve që I ndiqnin në palestrat apo oborret e shkollave.

Dalëngadalë turpi u doli. Veshjet u perfeksionuan, këngët po ashtu. Vallet kërkuan koreografë dhe vetë nxënësit kërkuan kostumografë. Madje, mes vetes gjetën edhe ekspertë regjizore që të dilnin sa më mirë.

Aty nga viti I pestë, pjesa e turpit nga skena u zhduk. Dhe pa ndrojtje, intimidim, pa asnjë shkak të ishin të përjashtuar, krijuan një model.

Modelin e gjimnazistit që më shumë sesa të qëndronte kafeneve, iu përkushtua aktiviteteve jashtëshkollore. Me miqtë e shokët, në grupe kërcimi, këngë e performance kaluan orët më të bukura jashtë shkollës së gjimnazistëve.

E në këtë frymë, erdhën në vitin e tyre të 6 të Tirana Art Fest, kushtuar talenteve të gjimnazeve të Tiranës që nuk I sheh syri I producentëve të spektakleve.

Me mbështetjen e bashkisë së Tiranës, dhe nën kujdesin e vecantë të drejtoreshës së Promovimit të qytetit Julinda Dhame, thyen cdo barrier, dhe dje, pushtuan sheshin “Skënderbej”, aty ku në monitorin gjigand të Fan Zone, nuk patën spektatorë tifozët e ethshëm të Evropianit 2020. Por kishin spektatorë miqtë dhe shokët e tyre gjimnazistë.

Konkurrimi I gjimnazeve të Tiranës erdhi aq bukur nën moderimin e gazetarit Eraldo Rexho, ndërkohë që spektakli që ata dhanë në skenën kryesore të krijuar në qëndër të Tiranës, u ndoq nga shumë këngëtarë, valltarë e artistë që ata kanë idhuj, që në fëmijërinë  etyre. Më të talentuarit, prej tyre morën edhe cmimet. Kamela Islamaj, Ardit Gjebrea, cifti Vaso I baletit, Kastro Ziso, Mariza Ikonomi, Rovena Dilo e shumë personazhe të tjerë të skenës dhanë cmimet për më të mirët e Tiranës.

E ndërkohë, pedagogë, mësues madje edhe vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi ndoqën plot ankth konkurrimin pasionant të gjimnazistëve të qytetit. Nga ata që duan të bëjnë Art e të japin spektakël.

Në fund, ia vlen të investohet tek të rinjtë, dhe ky është modeli më I mirë që bashkia e Tiranës ka sjellë në punën për ecjen përpara të qytetit. TiranaArtFest, është kthyer në një markë të bukur promovimi të talenteve të gjimnazeve tona, një iniciativë që pse jo, duhet ndjekur nga çdo qytet tjetër në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll