
Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Për “Report Tv” vetë trajneri ka theksuar se nuk është një largim nga ana e tij, por drejtuesit e kanë shkarkuar nga stoli i kryeqytetasve.
Në stërvitjen që ishte parashikuar për paraditen e sotme është mësuar se Tefik Osmani ka mbledhur skuadrën ku u ka dhëne edhe lajmin e shkarkimit të Shehit. Tashmë "timonieri" dhe Karapici nuk janë më në stolin e bardhebluve dhe janë larguar menjëherë pasi janë përshëndetur me ekipin.
Vendimi për shkarkimin e Shehit ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta që skuadra ka marrë në 7-javët e para në kampionat. Bardheblutë mbajnë vendine 4-të në tabelën e klasifikimit me 10 pikë.
Mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit kryeqytetas, që pritet të vijë në orët në vijim. Kujtojmë se tekniku durrsak është trajneri më 'jetëgjatë' që ka qëndruar në stolin e bardhebluve, teksa mori drejtimin e tyre në janar të vitit 2021.