
Më 18 maj do të hapen kafenetë dhe restorantet.
Ky është një nga vendimet e qeverisë për lirimin e masave të marra kundër Covid 19.
Por ndonëse duhen edhe 6 ditë për t’u hapur zyrtarisht kafenetë dhe restorantet i janë përveshur punës.
Siç vihet re dhe nga fotot e LSA qytetarët kanë vërshuar nëpër rrugë e sheshe kurse bizneset janë hapur e brenda tyre po bëhen pastrime dhe punime. Pra po bëhen gati për hapjen e madhe.