Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tirana përshëndet deklaratën e ministrit Lavrov për konfliktin Beograd-Prishtinë, kritikon presidentin Nikoliç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a95dd557524ae31696f8fc8ee87e40a8

Ferit Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ka përshëndetur deklaratën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Larvov, i cili kërkoi sot uljen e tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe shmangien e çdo skenari lufte në Ballkan.

I ftuar në studion e “Abc News”, Hoxha tha se deklarata e Lavrov ishte paqtuese, duke patur parasysh edhe faktin se Serbia i ka kërkuar publikisht Rusisë, anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB, që të ndërhyjë në këtë konflikt.

“Deklarata e Lavrov është një deklaratë paqtuese. Sa i përket prezencës së policisë së Kosovës në veri të vendit kjo është totalisht në dorën e autoriteteve kosovare. Mbështesim gjithashtu deklaratën e ministrit Lavrov për përfshirjen e Bashkimit Europian në këtë çështje”, tha Ferit Hoxha duke bërë të ditur qëndrimin zyrtar të Tiranës.

Sa i përket deklaratës së presidentit të Serbisë, Timoslav Nikoliç, se është i gatshëm të dërgojë ushtrinë në Kosovë, diplomati shqiptar theksoi se Shqipëria e ka kritikuar dhe e ka dënuar atë, duke i kujtuar edhe prezencën e KFOR-it në shtetin fqinj.

Lexo edhe: Lavrov rrëfen bisedën me Daçiç pas ndalimit të trenit, flet edhe për një paketë post-kristiane të BE-së për Ballkanin

Screenshot_3.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img