OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme në disa zona në kryeqytet do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
Energjia do të ndërpritet në këto zona: Pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.
Njoftim për abonentët #Tiranë:
Stakim, 8 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 8 korrik, do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
10:00-16:00
Pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë
09:00-16:00
rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.