Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tirana në listën e tre qyteteve më të këqija për të jetuar në Europë

Shkruar nga Newsbomb

Tirana renditet në listën e tre qyteteve më të këqija në Europë, për sa i përket cilësisë së të jetuarit, sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Instituti Mercer, ndërsa në nivel botëror ndodhet në vendin e 179 nga 230 ekonomi të ekzaminuara.

Pozicionimin më të ulët e ka në nivel botëror e ka Bagdadi i Irakut, ndërsa i pari në krye të listës vijon të jetë për të tretin vit radhazi Vjena, Austri, shkruan Monitor.

Europa, Viena e para, Tirana e parafundit

Vjena është qyteti me standardin më të mirë të jetesës në botë, sipas renditjes së Mercer 2016 Quality of Living, në të cilin dominojnë qytetet europiane, pavarësisht pasigurive ekonomike, citon raporti. Vendet e Europës Perëndimore kanë performancën më të mirë të cilësisë së jetës, duke qenë se 7 prej tyre janë në top 10 shtetet. Vjena ndiqet nga Zyrihu (2), Mynihu (4), Dusseldorf (6), Frankfurt (7), Geneva (8), dhe Kopenhagen (9).

Praga, e renditur në vendin e 69, është qyteti më i mirë në renditjen e Europës qendrore dhe Lindore, ndjekur nga Lubjana e 76 dhe Budapesti e 77.  Ndërsa tre janë qytetet me cilësinë më të ulët të jetesës në Europë, Kievi i 176, Tirana e 179 dhe Minsk e 190-ta.

Metodologjia

Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarëbotërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”. Raportet individuale sigurohen për çdo qytet të vrojtuar. Indekset krahasuese të cilësisë së jetesës ndërmjet qytetit bazë dhe qytetit mikpritës janë në dispozicion, sikundër janë krahasimet me shumë qytete.

Të dhënat u grumbulluan mes shtatorit dhe nëntorit të vitit 2013, dhe do të përditësohen rregullisht duke konsideruar ndryshimin e rrethanave. Në veçanti, vlerësimet do të rishikohen për të reflektuar zhvillime të rëndësishme politike, ekonomike dhe mjedisore.

Mercer vlerëson kushtet lokale të jetesës në rreth 300 qytete që mbikëqyr në mbarë botën. Kushtet e jetesës janë analizuar në bazë të 39 faktorëve, grupuar në 10 kategori:

  • Mjedisi politik dhe shoqëror (stabiliteti politik, krimi, zbatimi i ligjit, etj.)
  • Mjedisi ekonomik (rregulloret e këmbimit të monedhës, shërbimet bankare)
  • Mjedisi socio-kulturor (disponueshmëria e medias dhe censura, kufizimet në lirinë personale)
  • Shërbimi mjekësor dhe shëndetësor (furnizimet mjekësore dhe shërbimet, sëmundjet ngjitëse, kanalizimi, hedhja e mbeturinave, ndotja e ajrit, etj.)
  • Shkollat dhe arsimi (standardet dhe disponueshmëria e shkollave ndërkombëtare)
  • Shërbimet publike dhe transporti (energjia elektrike, uji, transporti publik, bllokimet e trafikut, etj.)
  • Vendet për argëtim (restorante, teatro, kinema, qendra sportive dhe të kohës së lirë, etj.)
  • Mallrat e konsumit (disponueshmëria e artikujve ushqimorë/ artikuj të konsumit të përditshëm, makina, etj.)
  • Strehimi (strehimi me qira, pajisje shtëpiake, mobilie, shërbimet e mirëmbajtjes)
  • Mjedisi natyror (klima, regjistrime të fatkeqësive natyrore)

Rezultatet që i atribuohen çdo faktori, të cilët vlerësohen për të reflektuar rëndësinë e tyre për emigrantët, mundësojnë krahasimet objektive qytet me qytet. Rezultati siguron indeksin e cilësisë së jetesës që krahason diferencat relative mes çdo dy vendeve të vlerësuara. Në mënyrë që treguesit të përdoren në mënyrë efektive, Mercer ka krijuar një “rrjet” që lejon përdoruesit të lidhin indeksin me shumën e pagesës për standardin e jetesës, duke rekomanduar një vlerë në përqindje në raport me indeksin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu