Tirana në kaos, opozita ngujohet para kryeministrisë, banorët e Zharrëzëz te ministria

Publikuar tek: aktualitet, më 09:49 26-02-2017 Tirana në kaos, opozita ngujohet para kryeministrisë, banorët e Zharrëzëz te ministria

Tirana duket se është në kaos total për shkak të protestës së opozitës që tashmë është shoqëruar dhe me protestën e banorëve të Zharrëzës. Dy protesta shumë pranë njëra-tjetrës, por me kauza të ndryshme.  

Sot është dita e nëntë e protestës së opozitës, ndërsa banorët e Zharrëzës, pas mbërritjes që ditën e djeshme, kanë kaluar natën në kushte të vështira atmosferike, dhe sot po protestojnë para ministrisë së Energjitikës.

Banorët e Zharrëzës janë shprehur se nuk do lëvizin që aty deri në momentin që zv/kryeministri Niko Peleshi t’i dokumentojë me shkrim premtimet që ai ka dhënë për t’i dëmshpërblyer. Ndonëse të lodhur pas udhëtimit në këmbë prej tre ditësh, ata janë të vendosur të protestojnë deri në momentin kur të përmbushen të drejtat e tyre.

Ndërsa përsa i përket protestës së opozitës, mësohet se një grup prej 100 vetësh i është bashkuar protestës duke rritur numrin e protestuesve përballë kryeministrisë.

16935540_10209140134882517_662636869_o.jpg16996393_1285074721580490_2530301250629372748_n.jpg16938788_1285073664913929_917782997345468529_n.jpggu.jpg16939675_1285074051580557_186268834428524402_n.jpg16996163_1285074188247210_2770709296885984933_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paratë “s’pijnë më ujë” për policët, 8 shoferëve u vihen prangat
I riu mësyn në lokalet e 2 grave biznesmene lushnjare: Zbulohet çfarë ka vjedhur (NGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.013861894607544
array(1) { ["section"]=> string(90) "tirana-ne-kaos-opozita-ngujohet-para-kryeministrise-banoret-e-zharrezez-te-ministria-69993" }