Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

“Tirana në flakë, po ndërhytë do ketë gjakderdhje”, shpërthejnë grupet ekstremiste të tifozëve pas arrestimit të Morinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19b86bce6257edd58b9344a6d1af902e

Disa grupe tifozësh ekstremistë kanë dërguar e-maile dhe ultimatume me përmbajtje kërcënuese në redaksinë e News24. Ata janë indinjuar së tepërmi me arrestimin e tifozit kuqezi Ismail Morina dhe thonë në e-maile se sot “Tirana do ndizet flakë” duke paralajmëruar edhe për gjakderdhje.

“Do ndizet Tirana flakë sot dhe turpi do bjerë mbi ju. Nëse ndërhyni mbi ne do ketë gjakderdhje. Nuk na shkel njeri. Jemi shqiptarë, ja vdekje ja liri. Pavarësisht masave, do e tregojmë veten”, janë këto pasazhe të shkëputura nga e-mailet e grupeve ekstremiste të tifozëve. Grupimet e “Njësiteve Guerrile” fajësojnë kryeministrin Rama, kreun e FSHF Duka, dhe të tjerë se janë duke manipuluar gjithçka rreth kësaj ndeshjeje.

Ata kërkojnë lirimin e Ismail Morinës dhe shprehin keqardhje për arrestimin e tij. Televizioni njofton se ka vënë në dijeni Ministrinë e Brendshme për e-mailet dhe kjo e fundit ka thënë se po heton.

Lexo edhe:  Arrestohet Ballist Morina: Pistoletën e mbaja për vetëmbrojtje

Më shumë

spot_img
spot_img