Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Veliaj: “Do të jetë viti më fantastik për të rinjtë shqiptarë, krenar për çfarë kemi arritur”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në vitin 2022 Tirana do të marrë titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë – një vlerësim, i cili do të sjellë në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në mbi një mijë aktivitete rinore. Me këtë rast, në mjediset e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve, u zhvillua konferenca e donatorëve për Tirana Youth Capital, ku të pranishëm ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Oficeri i Komunikimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Sylvain Gamberg, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peçi.

Kryebashkiaku Veliaj vuri theksin te rëndësia e këtij eventi, që nuk është vetëm për të festuar dhe për t’u argëtuar, por për të krijuar një lidhje të rëndësishme mes të rinjve nga e gjithë bota.

“Edhe për pak muaj Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Do të jetë viti më fantastik për të rinjtë, jo vetëm të Shqipërisë, por do të prodhojmë vitin më energjik dhe më frymëzues edhe për të rinjtë e Europës. E shoh këtë si një besëlidhje të madhe të djemve e vajzave të Europës moderne”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë të pranishmit që të japin sa më shumë ide dhe të ftojnë sa më shumë të rinj të talentuar nga vendet e tyre që të bëhen pjesë e këtij eventi.

“Ne do të kemi vitin tjetër edhe Dua Lipën edhe Rita Orën, e në qoftë se ka sugjerime të tjera, jeni të mirëpritur të na i thoni. Do ishte gabim nëse ky do të trajtohej si një vit feste dhe ahengu sepse nuk është vetëm i tillë. Ne duam edhe të reflektojmë, të krijojmë lidhje, të krijojmë projekte që do t’i vazhdojmë përtej vitit 2022, të cilat mund të kthehen në marrëdhënie afatgjata”, pohoi Veliaj.

Përfaqësuesi i BE-së, Sylvain Gamberg, u shpreh se fuqizimi i të rinjve është prioritet i Delegacionit Evropian dhe ky titull është një çmim prestigjoz për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, rajonit dhe Evropës, sepse është fituar nga vetë ata.

Nën sloganin “Activate”, ky titull është i bazuar në 8 programe kryesore që synojnë gjithëpërfshirjen dhe aktivizimin e të rinjve për zhvillimin e potencialit rinor të qytetit. Në këtë konferencë morën pjesë partnerë ndërkombëtarë, institucione shtetërore dhe biznese, ku qëllim kryesor ishte prezantimi i 8 programeve kryesore që përmban ky titull, si Rinia krijon kulturë; Rinia zhvillon kapacitete; Rinia merr pjesë; Rinia Diverse; Të rinjtë janë evropian; Rinia dhe shëndeti mjedisor dhe hapësirat për të rinjtë.

Titulli “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022” është marrë me iniciativë të organizatave të shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresit Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, në vitin 2019 në Aimens, Francë nga Forumi Rinor Evropian.

Ky event do të pasohet nga rreth 1000 aktivitete të cilat do të implementohen përgjatë gjithë vitit 2022, me kryefjalë Të Rinjtë e Tiranës, Rajonit dhe Evropës.

Së shpejti do të këtë një thirrje të hapur për përfshirjen e të rinjve dhe ideve rinore në aktivitetet që do të zhvillohen me të rinjtë, për të rinjtë, nga të rinjtë. Takimet bilaterale me këto partnerë do të vijojnë pas përfundimit të kësaj konference për të dakordësuar dhe negociuar sinergjinë për vitin 2022.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img