Hapësire reklamuese

Sporti

Tirana ‘kolaudon’ Francis Kahatën, gati për sfidën ndaj Apolonisë

Shkruar nga Newsbomb

Francis Kahata pritet të mbërrijë sonte në mbrëmje ne Shqiperi. Mesfushori u nis këtë të hënë nga Kenia dhe sot do të rikthehet në Tiranë. Klubi ka mundur ti sigurojë vizën shqiptare futbollistit dhe më pas i ka rezervuar biletën e avionit që e rikthen në Shqipëri pas 7 muajsh.

Francis Kahata, përforcimi i parë për Tiranen për merkaton e dimrit do ti bashkohet të martën skuadrës në stërvitje. Vonesa e tij ka qenë e kushtëzuar nga viza hyrëse në Shqipëri dhe leja e qëndrimit.

Ndërkohë Tirana rinisi pergatitjet në kompleksin "Skënder Halili". Bardheblutë kanë mbyllur fazën përgatitore në Durres dhe ndeshjet miqesore, për tu fokusuar tani tek takimi i parë i kampionatit për fazen e tretë përballë Apolonisë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu