Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video ku ndizen dritat e pemës në qendër të kryeqytetit.
Mesa duket në Tiranë ka mbërritur atmosfera e festave të fundvitit, përpara se në New York-un e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi atje është vendosur vetëm ylli i pemës dhe nuk jane ndezur dritat.
Vetë kryebashkiaku është shumë entuziast për këtë fakt.
"I keni gati pulovrat me kaprolla?
Përgatitjet e fundit para se Fshati i Festave më i bukur në rajon të hapet këtë fundjavë, për fëmijët nga 1 gjer në 100 vjeç!", shkruan Veliaj.
Sondazh
Poll