Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
44 %
5.7kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Tirana fiton për herë të 12-të Superkupën e Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

U luajt mbrëmjen e sotme dueli i Superkupës së Shqipërisë, midis Tiranës dhe Vllaznisë, që është fituar nga bardheblutë me shifrat 3-2.

Dueli që zakonisht luhet në prologun e sezonit të ri, këtë herë është zhvendosur për në mesin e tij, ka vënë përballë njëra-tjetrës “kampionen” në fuqi me fituesen e Kupës së Shqipërisë.

Dhe, në takimin që u zhvillua në mbrëmje në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, kanë qenë shkodranët që kanë kaluar në epërsi, me anë të një goli të shënuar nga Esat Mala, në minutën e 8-të.

Tirana do të reagojë dhe do ta synojë portën kundërshtare dhe, 7 minuta para fundit të pjesës së parë, do të barazojë shifrat me një gol shumë të bukur të Patrikut. Sulmuesi bardheblu përfiton nga një goditje këndi dhe godet në mënyrë spektakolare dhe përshëndet rrjetën.

Në barazim 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa me fillimin e së dytës, është Hasani që gjen rrugën e rrjetës, duke përmbysur shifrat në favor të Tiranës.

Por Vllaznia nuk do të dorëzohet dhe do të arrijë të barazojë shifrat 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, kur do të fitojë një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Latifi.

E atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte në kohët shtesë, Tirana gjen golin e fitores me anë të Xhixhës.

Përtej 7 minutave shtesë, nuk ka më gola të tjerë dhe Tirana mund Vllazninë me rezultatin 3-2, duke e fituar për herë të 12-të në histori trofeun e Superkupërs së Shqipërisë.

Më shumë


spot_img









spot_img