Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Tirana “blindohet” më 6 dhjetor, 1.500 policë angazhohen për sigurinë e krerëve europianë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeqyteti do të “blindohet” të martën e 6 dhjetorit, kur në Shqipëri do të vijnë krerët më të lartë të Europës. Mësohet se rreth 1,500 policë do të vihen në gatishmëri dhe do të angazhohen për sigurinë e liderëve të disa shteteve dhe institucioneve më të rëndësishme europiane.

Mirëpo, të martën e ardhshme Tirana nuk do të presë vetëm krerët e Europës, pasi atë ditë opozita ka lajmëruar një protestë kombëtare dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje.

Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës kanë refuzuar lejen e kërkuar nga Partia Demokratike, me arsyetimin se tubimi në të njëjtin vend ku do të mbërrijnë dhe liderët europianë, përbën kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë”, thuhej në përgjigjen e drejtorit Lenc Panganika për selinë blu.

Një pjesë e efektivëve do angazhohet në eskortimin e delegacioneve që do të mbërrijnë në vendin tonë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Përveç stafeve dhe personave të akredituar, në perimetrin e sigurisë që nis nga Kryeministria, vazhdon në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”, nuk do të mund të kalohet nga askush tjetër.

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, është cilësuar historik për Shqipërinë dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Është hera e parë që një samit i tillë zhvillohet larg Brukselit, pasi më parë çdo takim është mbajtur në zyrat qendrore të Bashkimit Evropian.

Delegacionet do të priten me ceremoni zyrtare në godinën e Qeverisë shqiptare dhe më pas do të nisë takimi me dyer të mbyllura, i parashikuar rreth orës 10:30. Ndërkohë, 90 minuta më vonë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë thirrur të mblidhen dhe protestuesit e opozitës.

Kjo zonës është brenda perimetrit të sigurisë së njoftuar nga Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Tiranës, ndaj nuk dihet si do të veprohet, nëse protestuesit e thirrur nga Sali Berisha do të lejohen të grumbullohen apo do të ndalohen menjëherë.

Më shumë


spot_img









spot_img