Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Tirana 5 vite pa fituar derbin, Ardian MEMA: Kjo nuk është ndeshja e jetës, PARTIZANIT i kam gjetur pikat e dobëta

Shkruar nga Newsbomb

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, para ndeshjes me Partizanin, është shprehur për mediat se derbi nuk mund të merret si ndeshja e jetës.

“Të dalësh kampion duhet t’i bësh yzmetin çdo ndeshje. Nuk dilet kampion me 4 ndeshje. Ndoshta është krijuar nga opinioni. Ndoshta është më mirë që ndeshje t’i marrim me radhë. Një nga një. Dinamika e lojës në derbi të merr gjithmonë para. Kjo është diçka që ka të bëjë me mënyrën si do të menaxhohet.

 Kemi punuar gjatë gjithë javës për aspektin teknik dhe taktik dhe psikologjik. E rëndësishme është të mos e marrim si sfidën e jetës. Duhet të jemi shumë të qetë, ta menaxhojmë shumë mirë ndeshjen. Presidenti më është përgjigjur për lojtarët që kanë ardhur në ekip. Ka qenë një merkato e përbashkët mes trajnerit dhe presidentit.

Nuk nuk jam tip që mbaj presionet. Unë këtu jam si brenda familjes time dhe sfida ime këtu është të bëj më të mirën për veten dhe për klubin. Shpresojmë që Partizanit në këto javët e luajtura, i kam gjetur pikat e dobëta. Shpresoj që po”, u shpreh tekniku bardheblu në prag të derbit të parë të këtij sezoni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese