Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Tirana 100”, suksese të njëpasnjëshme në arenën muzikore ndërkombëtare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prestigjiozja britanike“Songlines” e rendit në Top of the World: “Më në fund del sekreti muzikor i Shqipërisë!” 

Albumi muzikor “Tirana 100” realizuar nga grupi “Tirana-Tirona AllStars” me mbështetjen ekskluzive të Bashkisë Tiranë në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën muzikore ndërkombëtare.

Revista prestigjioze britanike “Songlines”, në përzgjedhjen muzikore të vitit Top of the World, e ka renditur albumin me këngët më të mira tiranase dhe të Shqipërisë së Mesme të shekullit në “Best of New Productions”.

Në numrin e saj të fundit, “Songlines” e ka vlerësuar me 4 yje prodhimin muzikor “Tirana 100”, ndërsa këngën “Tek selvitë e Namazgjasë” e kanë përzgjedhur edhe si pjesë të repertorit të “British Airways”.

“Më në fund del sekreti muzikor i Shqipërisë, i ruajtur kaq mirë! Është një album me muzikë jashtëzakonisht të bukur shqiptare. Meloditë tradicionale dhe harmonia perëndimore kombinohen dhe akomodojnë njëra-tjetrën,” – e përshkruan ndër të tjera albumin e “Tirona AllStars” revista mjaft e rëndësishme muzikore sot në botë.

“Folk Magazine”, një tjetër revistë mjaft e njohur e cila publikon prodhimet më të rëndësishme muzikore botërore, e cilëson albumin shqiptar një tjetër arritje diskografike.

“Çfarë rasti më të mirë se ditëlindja e kryeqytetit për të kryer një projekt regjistrimi që kthen traditën muzikore në të cilën pasqyrohen shtresimet e mëdha historike, stilistike dhe kulturore!” – shkruan “Folk Magazine”.

Ndërkohë, edhe radioja kombëtare austriake “ORF”, rrjeti prestigjioz “BBC” e mjaft programe të tjerë muzikore i kanë bërë jehonë projektit “Tirana 100”, i cili mbi të gjitha reflekton vizionin dhe kreativitetin e Bashkisë Tiranë për promovimin e një suveniri të tillë me vlera kulturore në arenën ndërkombëtare.

Albumi muzikor “Tirana 100” nga grupi “Tirana-Tirona AllStars” dëshmon pikërisht vlerat e trashëgimisë dhe shpirtin artistik të kryeqytetit dhe përfaqëson muzikën më të mirë tiranase dhe të Shqipërisë së Mesme.

Ky album është realizuar nga një grup instrumentistësh dhe këngëtarësh virtuozë, veteranë të muzikës tiranase, por edhe të rinj vijues të kësaj tradite bashkë me një ekip profesionistësh si Martin Appleby, apo Lucy Duran, që të dy njohës të muzikës tradicionale shqiptare.

Ansambli i përbërë nga violinë, fizarmonikë, dy klarineta, dy lahuta, dajre, tarabuk, kontrabas dhe pesë këngëtarë me zëra të pasur, mori emrin “Tirana-Tirona AllStars”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img