Arjeta Puca, sipërmarrësja e njohur shqiptare që ka ndërtuar fabrikën e saj të prodhimit në Tiranë, njofton se ka përmbushur me sukses misionin për prodhimin dhe dërgimin e 20 autoambulancave të nivelit të lartë për në Izrael.
Mjetet janë nisur mbrëmjen e së premtes drejt Izraelit, pasi janë kërkuar nga "Magen David Adom", shërbimi kombëtar i urgjencës i Izraelit për mjekësinë, fatkeqësitë, ambulancën dhe bankën e gjakut. Emri do të thotë "Mburoja e Kuqe" ose "Ylli i Kuq i Davidit".
"Jemi të përulur kur dimë se këto automjete, të lindura nga përkushtimi i ekipit tonë shqiptar, së shpejti do të jenë pjesë e përpjekjeve për shpëtimin e jetëve, duke prekur jetë të panumërta", shkruan ndër rreshta sipërmarrësja Arjeta Puca.
Autoambulancat e prodhuara nga "TIMAK" per Urgjencen Kombetare te Izraelit
Ky është një ndër sukseset e shumta që vajza me origjinë nga Bulqiza, e larguar në moshën 4 vjeçare në Turqi bashkë me familje dhe tashmë e rikthyer përsëri në atdhe.
Fabrika e Arjetës në Shqipëri është zgjedhur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën. Gjithashtu, kompania "TIMAK" që ajo drejton ka fituar dhe një tjetër garë në Serbi për 8 zjarrfikëse.
Fabrika në dalje të Tiranës prodhon mjete dhe për Urgjencën Kombëtare Shqiptare, për Forcat e Armatosura dhe Repartet Zjarrfikëse.
Autoambulancat e prodhuara nga "TIMAK" per Urgjencen Kombetare te Izraelit