Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“TikTok një kërcënim për fëmijët”, Prokuroria nis hetimin mbi ndikimin e këtij aplikacioni tek të rinjtë

Shkruar nga Newsbomb
“TikTok një kërcënim për fëmijët”,

Një grup prokurorësh në Amerikë kanë bërë me dije se janë duke kryer një hetim mbi ndikimin e TikTok tek të rinjtë dhe rreziqet që ky aplikacion mbart për ta.

Hetuesit po hetojnë kompaninë për të përcaktuar nëse ndonjë nga praktikat e saj mund të jetë në kundërshtim me ligjet shtetërore për mbrojtjen e konsumatorëve.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm i Connecticut Ëilliam Tong përmendi "sfidat e pamatura virale" në TikTok si një burim kryesor shqetësimi.

Ai shtoi se ndërsa TikTok ka bërë disa lëvizje për të kufizuar dëmet ndaj fëmijëve, tha se hetimi i tyre do të përqëndrohet se ccfarë ka bërë kompania për t’i mbajtur fëmijët të apasionuar pas këtij aplikacioni.

Lista e shteteve pjesëmarrëse përfshin Kaliforni, Florida, Kentaki, Masaçusets, Nebraska, Nju Xhersi, Tenesi dhe Vermonti.

“Ashtu si shumë prindër dhe kujdestarë, unë vazhdoj të shqetësohem për ndikimin negativ të mediave sociale tek fëmijët dhe të rinjtë”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Vermontit, TJ Donovan. "Ky hetim ka të bëjë me mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e prindërve. Zyra ime do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur të rinjtë Vermontorë nga dëmtimet në internet.", shtoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll