
TikTok, platforma e ndjekur nga miliona përdorues, është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjeve të BE-së, për të dhënat gjatë menaxhimit të llogarive të fëmijëve.
Sipas asaj që shkruan ”Irish Time”, mbikëqyrësi i të dhënave në Irlandë, i cili rregullon TikTok në të gjithë BE-në, tha se kompania kineze kishte kryer shkelje të shumta të rregullave të mbrojtjes së të dhënave.
TikTok kishte shkelur rregullat e mbrojtjes së të dhënave duke vendosur cilësimet e parazgjedhura të llogarisë së përdoruesve të fëmijëve në “publik”, d.m.th duke aktivizuar opsionet e komenteve publike, duke mos kontrolluar nëse llogaritë e fëmijëve janë të lidhura me llogaritë e prindërve të tyre, si duke mos marrë parasysh rreziqet për përdoruesit nën 13 vjeç.
Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) tha se përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç u drejtuan përmes një procesi regjistrimi në TikTok që çoi në publikimin e llogarive të tyre, ku çdokush mund t’i shikojë dhe të komentojë gjithashtu.